Haziri: “Bombat’ e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja

Haziri tha se Osmani po distancohet nga kauzat e rreme dhe ka akuzuar qeverinë për veprime të pakoordinuara, të cilat, sipas tij, kanë sjellë pasoja të dëmshme për Kosovën.

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentes Vjosa Osmani lidhur me çështjet e politikës së jashtme dhe marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Haziri i ka cilësuar këto deklarata si “bomba” që nuk do të kalojnë pa pasoja për qeverinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit. Sipas Hazirit, Osmani ka nisur të distancohet.

“Këto ‘bomba’ të Presidencës në oborrin e qeverisë nuk kalojnë pa pasoja!
Nëse e lexoni drejt paraqitjen e fundit të të parës së shtetit, zonjës Osmani, më në fund duket se ka filluar të çlirohet nga kauzat e rrejshme e diskursi që dikur praptonte e keqinterpretonte realitete. Më mirë vonë se kurrë”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Ai gjithashtu kritikoi Osmanin për rolin e saj në raportet me partnerët ndërkombëtarë, duke e akuzuar se ka amnistuar Qeverinë Kurti për veprimet e pakoordinuara dhe të dëmshme për Kosovën.
“Duke kërkuar publikisht largimin e Martin Berishajt, ajo e në një formë e konfirmoi dhe ‘vizatoi’ korrupsionin e thellë qeveritar dhe lidhjet me GEN-in serb. Duke nënvizuar avaritë serioze në politiken e jashtme deri të oferta e pakuptimtë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nëpërmjet një letre nga Qeveria, ajo e ‘vizatoi’ edhe kapitullimin e shtetit.
Presidentja ka pasur rol zjarrëfikësi me partnerët ndërkombëtarë dhe ka amnistuar qeverinë edhe për veprimet e pakoordinuara me aleatët, duke garantuar me emrin dhe rolin e saj. Moskoordinimin me Presidencën s’ka kush e sanon. Asgjë e re sepse përdorimi politik është mendësi e Kurtit”, ka shtuar Haziri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika