Haziri dënon sulmin ndaj kryetarit të Pejës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Haziri përmes një postimi në “Facebook” ka dënuar këtë akt si dhe kërkon nga organet e rendit që të zbardhet ky rast deri në fund.

“”Sulmi fizik ndaj kryetarit të Pejës dhe nënkryetarit të LDK-së, Gazmend Muhaxheri, është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Përgëzojmë policinë e shtetit për efikasitetin dhe kërkojmë që ky rast të zbardhet deri në fund. #MeGazi“, ka shkruar Haziri.

Ndryshe, Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, të shtunën në mëngjes është sulmuar fizikisht nga dy persona, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas Policisë, dy të dyshuarit janë arrestuar menjëherë pas sulmit.

Muhaxheri ka pësuar lëndime trupore në incidentin që ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika