Haziri: Dorëheqja e Kurtit është mënyra më e duhur për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti beson që dorëheqja e Albin Kurtit është forma e duhur për t'u hapur rrugë zgjedhjeve parlamentare të këtij viti

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti beson se dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është forma e duhur për t’u hapur rrugë zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.

“Kurtha politike që me shpërberjen e Kuvendit të ndërtojë konsensusin për zgjedhje është vetëm arsyetim që Kosovën ta mbajë të ndarë politikisht, në pozicione bardhë e zi”, ka thënë Haziri.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, Kurti nuk ka ndërtuar asnjë konsensus për asgjë gjatë këtyre viteve të qeverisjes.

“Ky kryeministër për asgjë këto tre vite nuk ka ndërtuar konsensus. Përkundrazi, s’ka dialog politik me opozitën, as dialog social me sindikata, e as me shoqërinë civile!”, ka thënë Haziri.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika