Haziri: Është urgjente zhvillimi i një dialogu të brendshëm me pjesëmarrje të pozitës e opozitës

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka thënë se është krijuar një momentum i ri në dialogun Kosovë-Serbi, pas arritjes së marrëveshjes për dokumentet në pikë kalimet kufitare

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka theksuar nevojën “urgjente” që të zhvillohet një dialog i brendshëm me pjesëmarrje të pozitës dhe opozitës.

Kjo sipas tij, për t’i dhënë “oksigjen politik” negociatorit, në interes të vendit.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka theksuar se përafrimi i qëndrimeve të SHBA-së dhe BE-së për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, ka krijuar një momentum të ri për procesin i cili duhet të kapitalizohet.

“Në këtë fazë, mesazhi është që duhet të ndalet retorika e luftës, retorika që sjell konflikt, sepse jo shpeshherë në proceset politike na ndodh që të krijohen rrethanat politike ku fokusi ndërkombëtar po çon drejt një zgjidhje të kërkesave që janë për njohje reciproke, pa opsion tjetër”, ka shkruar ai.

“Por, fatkeqësisht qeveria e Kosovës nuk është e gatshme për këtë sepse ka pasiguri e mungesë kapacitetesh në këtë përbërje që e ka”, shtoi Haziri.

Ndryshe, në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të LVV-së, kryeministri Kurti gjersa ka lavdëruar Qeverinë e Kosovës për punët e deritanishme, ka ndarë kohën për të ftuar liderët e partive opozitare për të diskutuar lidhur me takimin në Bruksel për të cilin, ka  thënë se do të punojë me të gjithë.

“Ne jemi për dialog me parime. Andaj edhe sot i dërgojë ftesë tre liderëve opozitarë për të folur për takimin e Brukselit. Është e natyrshme të kemi dallime, por jo në interes të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, ai ka thënë se në takimin e fundit në Bruksel ka prezantuar një kornizë prej 6 kapitujsh dhe se dëshiron që me Serbinë të realizohet një marrëveshje.

Kurti: Duam marrëveshje ligjërisht të obliguar, deri atëherë do të ketë reciprocitet të plotë

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh, kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Republika e Kosovës dëshiron që marrëveshja me Serbinë të jetë marrëveshje ndërkombëtarisht e njohur dhe njëherësh, edhe ligjërisht të obliguar për normalizim të mardhënies së të dy vendeve.

Gjersa ka treguar për kornizën të cilën e prezantoi në takimin në Bruksel, Kurti  nuk ka lënë anash as imazhin e Serbisë të cilin do ta donte.

“Ne do të donim një Serbi demokratike që ballafaqohet me të kaluarën e saj, një Serbi që e trajton seriozisht se si u bë pas rënies së Millosheviqit u zbuluan pesë varreza massive atje me njerëz të vrarë e kufoma të rrëmbyera, gjithsej 950 shqiptarë deri më tash”, ka thënë Kryeministri Kurti gjersa ka theksuar se vendimet e Kosovës nuk janë asgjë më shumë sesa shprehje e sovranitetit.

Të shtunën, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi kjo e fundit ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika