Haziri: Evropianët janë kreativ për të komplikuar punën

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së, ka thënë se evropianët janë kreativ për të komplikuar punën, duke shkaktuar vonesa dhe degradim të pritjeve

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së në “Debat Plus” ka thënë se “vonesa ka shkaktuar degradim të pritjeve tona që kemi pasur një mbështetje të konfirmuar nga amerikanët”.

“Sepse evropianët janë kreativ për të komplikuar punën por pragmatizimi amerikan lidhet shumë edhe me fjalën e dhënë”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, kemi pasur dy letra të presidentit amerikan dhe përkushtimin e konfirmuar të sekretarit të Shtetit që marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet t’i kryej obligimet e veta.

“Kjo e ka degraduar nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse në një marrëveshje të përkohëshme”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika