Haziri: Hyseni i vetmi kryetar që beson në gjysmë shtatzëni, problem të merresh vesh me të

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] në Gjilan, Lutfi Haziri ka thënë se ka shumë probleme në këtë qytet, e që nuk po zgjidhen.

Sipas tij, një kryetar (Alban Hyseni) që beson në gjysmë shtatzëni, është problem të kuptohesh me të.Haiziri, përmend dhe problemet me buxhet, i cili ende nuk është dërguar në seancën dëgjimore të Kuvendit të Gjilanit.

“Nuk mundesh të sillesh rreth buxhetit të komunës, tek e fundit është kuleta e popullit. Nuk ka kërkesa individuale, kush bën do të publikojë emra, edhe të atyre të LDK-së, sepse nuk ka ardhur në LDK për të zgjedhur problemet e familjes së vet. Plani zhvillimor në Gjilan nuk po bëhet. Nuk mund të thuash se nuk do e bëj izolimin e Gjilanit. Ka shumë probleme serioze që nuk po zgjidhen në Gjilan. Buxheti nuk ka ardhë ende në seancën e Gjilanit”, tha Haziri.

“Është vetmi kryetar që beson në gjysmë shtatzëni, gjysmë hoxhë gjysmë mësues, njëri të len pa mësim, tjetri pa imam. Por që të lë një kryetar pa gjysmë qyteti, nuk kam parë. Nëse i thua që procesi i shtatzënisë është 9 muaj, ai të thotë e bëj për 6 muaj, atëherë bëje”.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika