Haziri: Kemi një Qeveri që brenda dy vjetësh ka nxjerrë vendime antikushtetuese

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Qeveria aktuale nuk ka zbatuar një numër të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, teksa ka kujtuar 15-vjetorin e ratifikimit të Kushtetutës së Republikës, aktit më të lartë juridik të shtetit, ka akuzuar Qeverinë për marrjen e vendimeve sipas të cilit janë kundër Kushtetutës.

Me anë të një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se Qeveria aktuale nuk ka zbatuar një numër të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Fatkeqësisht e kemi një Qeveri që brenda dy viteve ka nxjerrë vendime anti-kushtetuese në disa raste dhe kjo është tepër shqetësuese”.

Sipas tij, politikëbërësit duhet ta kenë Kushtetutën si udhërrëfyes për vlerat demokratike e parimet udhëheqëse.

“Ndërkaq qytetarëve u garantohet liria me të drejta të barabarta për secilin. Nuk e harrojmë thirrjen gjithëpopullore nga koha e rezistencës dhe kryengritjes politike: Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, shkroi ai.

Të dielën, janë bërë 15 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës është ratifikuar më 9 prill 2008, ndërsa ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Në Kushtetutën e Kosovës një pjesë e madhe rrjedh nga Plani i Martti Ahtisaarit, duke u dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8, ka 14 kapituj dhe 162 nene.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika