Haziri kritikon VV-në: E ka shndërruar komunën e Gjilanit në çerdhe fëmijësh

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar Lëvizjen  Vetëvendosje dhe kryetarin Alban Hyseni se e ka shndërruar komunën e Gjilanit në çerdhe fëmijësh.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se po bëhen dy vjet prej kur VV-ja vetëm po e “administron” Gjilanin, dhe sipas tij, nuk po e qeveris.

Ai shtoi se sipas matjeve të fundit, pakënaqësia e gjilanasve ndaj komunës është e madhe.

“Udhëheqja e Gjilanit e ka shndërruar komunën në çerdhe fëmijësh. Sipas matjeve të fundit, pakënaqësia e gjilanasve ndaj komunës është jashtëzakonisht e madhe. Projektet e vërteta të çerdheve ne i kemi lënë të gatshme. Pritni tash kur të dalin në inaugurim e të flasin për to. Projektet tjera zhvillimore kanë mbetur aty ku i kemi lënë para dy vitesh. Ku kanë prekur vetë, e kanë bërë lloç”, ka thënë Haziri.

Ai e ka kritikuar qeverisjen e VV-së për paaftësi, mungesë vizioni e bllokim të projekteve.

“Paaftësi, mungesë vizioni e bllokim të projekteve. Dështim monumental. Dy vite të humbura e fatkeqësisht duket se do të jetë mandat i humbur. Gjilani meriton më shumë dhe më mirë”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika