Haziri: Kurti dhe Osmani në beteja të vogla politike, s’po shohin se ne po e humbim luftën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se presidentja Osmani sot dhe kryeministri Kurti dje “ishin në luftë për beteja të vogla”, por sipas tij, të njëjtit nuk po e shohin se po e “humbim luftën”

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar krerët e shtetit, kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Haziri ka thënë presidentja Osmani sot dhe kryeministri Kurti dje “ishin në luftë për beteja të vogla”, por sipas tij, të njëjtit nuk po e shohin se po e “humbim luftën”.

“Presidentja sot dhe kryeministri dje, në luftë për beteja të vogla politike, por s’po shohin se ne po e humbim luftën”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se në vend që këtë javë Kosova të anëtarësohet në KiE, kryeministri dhe presidentja kanë rikonfirmuar që “interesat personale i qesin gjithmonë para interesave të shtetit”.

“Këtë javë, në vend se të bëhemi anëtar të Këshillit të Europës, në kohën kur Serbia është në bankën e OKB-së për t’ua vendosur shenjën e gjenocidit përjetë e mot, ata kanë zgjedhur betejat e vogla, duke rikonfirmuar për të satën e herë që interesat personale i qesin gjithmonë para interesave të shtetit”, ka thënë tutje nënkryetari i LDK-së.

Sipas tij, nuk kanë parë asgjë akoma dhe se do të shokohen “besimtarët politikë” të Kurtit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika