Haziri: Kurti do të mbahet mend si autori i marrëveshjes më të dhimbshme

Lutfi Haziri, LDK

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pësuar transformim radikal nga koha kur ishte në opozitë dhe tash si kryeministër.

Ai në emisionin “Five”, tha se Kurti do të mbahet mend si kryeministri që e ka bërë marrëveshjen më të dhimbshme për Kosovën paslufte.

“Për Kurtin opozitar ndryshimi është radikal, si nata me ditën, është tjetër njeri. Kundërshtuesi i dialogut, pro dialogut, kundërshtuesi i të drejtës së organizimit të brendshëm të Kosovës, e ka bërë partner për organizim në veri. Kërkimfalja, krimet e luftës, të pagjeturit, i mohoj të gjitha, e mohoj bashkimin kombëtar, është konvertuar në lider institucional, i cili po hulumton rrugë. Do të mbahet mend si kryeministri që ka bërë marrëveshje më të dhimbshme paslufte në Kosovë”, ka thënë ai.

Haziri tha se megjithatë ndryshimi i Kurtit është progresiv, por sipas tij, ky ndryshim ka ardhur vonë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika