Haziri: Kurti të merret me humbjen e provave në IML për rastin “Dehari”

Haziri ka bërë thirrje gjithashtu që Qeveria të merret me sfidat sociale dhe të adresojë problemet aktuale në vend, përfshirë situatën me njësitë elitare të policisë dhe minatorët

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të merret me humbjen e provave për rastin e aktivistit të vdekur të VV-së, Astrit Deharit.

Haziri ka thënë se nuk është e mirë të linçohen gjyqtarët e prokurorët e këtij rasti, teksa ka shtuar se kryeministri Kurti nuk po merret me humbjen e provave në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Merret me drejtësinë e Astrit Deharit, në kohën kur është vet kryeministër edhe përderisa familja e toleron, është me të, ti s’ki çka me thanë më shumë. Gjenden, linçohen gjyqtarët, prokurorët edhe hetuesit që nuk është e mirë. Nuk është e mirë për një Qeveri me bo me gisht te prokurorët që kanë ba gjithçka për me zbardhë rastin deri tash. A nuk mirret me humbjen e provave në Institut, në kohën kur ka qenë kryeministër vet”, ka thënë Haziri.

Ai ka folur edhe për pakënaqësitë sociale në vend dhe qasjen e Qeverisë karshi situatës së fundit me njësitë elitare të policisë dhe minatorët. /lajmi.net

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika