Haziri: LDK-ja, plotësisht gati për rikthimin e madh politik në vend

Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se janë gati për ta bërë rikthimin politik në Gjilan dhe tërë Kosovën

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se janë gati për ta bërë rikthimin politik në Gjilan dhe tërë Kosovën.

Haziri tha se LDK-ja në Gjilan e ka mbyllur ciklin e takimeve nëpër vendbanime me struktura, ndërsa do të vazhdojnë t’i mobilizojnë nëndegët, forumet dhe qytetarët në çdo lokalitet.

“Nga 19 nëntori, LDK është plotësisht gati për marrë përgjegjësi dhe për ta bërë rikthimin e madh politik në Gjilan e në nivel të Republikës”, ka shkruar ai.

Haziri ka shtuar se “Zgjedhjet e brendshme, reforma strukturore, mobilizimi e rikthimi i besimit te qytetaret, programi sektorial, detaj e opsione për zgjidhjen e problemeve të brendshme të Kosovës, janë garancë e rikthimit të madh i cili do të ndodhë së shpejti”.

Tutje, Haziri tha se LDK-ja mund ta kthejë besimin te partnerët dhe ta forcojë rolin e Kosovës në rajon.

“Do ta rikthejmë besimin te partneret, forcimin e rolit të Kosovës në regjion dhe shpresë për hapa të sigurt në integrime BE dhe NATO”.

“Koha e fundit për ta bërë lirinë e Kosovës për të gjithë, për ta shtrirë Pavarësinë e Kosovës në tërë vendin e për demokraci funksionale për qytetarët”, tha ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika