Haziri: Mbetet të shihet se çka ka përgatitur Lajçak

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, për vizitën e emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se mbetet të shihet se çka ka përgatitur ai

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Miroslav Lajçak, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do të zhvillojë një vizitë dyditore në Kosovë. Përpos krerëve të shtetit, ai do të takohet edhe me partitë opozitare.

Para takimit të nesërm u deklarua nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri.

Haziri për Klankosova.tv ka thënë se mbetet të shihet se çka do të dalë nga takimi i nesërm.

“Nuk është hera e parë. z. Lajçak, në çdo vizitë zhvillon takime edhe me kryetarin e LDK-së dhe me mua si i ngarkuar për dialog”, ka thënë Haziri.

“Po, ka takim me neve si LDK, unë e përfaqësoj. Nuk e di se a ka takim edhe me parti tjera opozitare, sepse nuk ka bllok opozitar, ka LDK, PDK, AAK”, ka thënë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika