Haziri pas deklaratave të Hovenierit: Edhe një ‘shuplakë’ diplomatike e Amerikës për qeverinë Kurti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, përmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.

Sipas Hazirit, kjo është një shuplakë diplomatike e Amerikës për qeverinë Kurti.

“Në 1-vjetorin e sakrificës së policit Afrim Bunjaku dhe reagimit të Policisë së Kosovës të cilët parandaluan dhe eliminiuan kërcnimin më të madh terrorist në Republikën e Kosovës, vjen një shuplakë diplomatike e Amerikës për qeverinë Kurti. Se në çfarë shkalle qeveria Kurti i ka degraduar raportet me mikun më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon deklarata e sotme e ambasadorit Hovenier, i cili e citoi babanë e tij, këshilla e të cilit ishte: “Mos p…… në dyer të klubit që doni të hyni,” shkruan Haziri.

Teksa shton se deklarata e sotme e ambasadorit, tregon se sa të shqetësuar janë ndërkombëtarët me qeverinë Kurti.

“Kjo tregon edhe njëherë sa të shqetësuar janë miqtë tanë me këtë qeveri që mbeti tash e tri vjet pa miq. Kjo qeveri, jo vetëm në derë të klubit, por ka p…… edhe në derë të mikut. Kjo deklaratë vjen për shkakt të kontrollit mbi polici, mosrespektimit të të drejtave për pakica si zotim dhe arsyetim i pranimit të Republikës tonë, moskoordinit me aleatët e mosmbajtjes së fjalës e obligimeve.  Në anën tjetër, Prokuroria Speciale me durim dhe profesionalizëm faktuan këtë sulm dhe ngritën aktakuzë ndaj 46 pjesëmarrësve që organizuan dhe u munduan të zbatojnë një zbarkim deri të lumi Ibër, por u ndalën, u vranë, u burgosën dhe të tjerët ikën,” ka shkruar Haziri.

“Drejtësia dhe Gjykata duhet të tregohet e drejtë dhe zbardh deri në fund këtë plan, inkriminimin dhe rolin e shtetit serb fqinji verior i Republikës. Drejtësia vonon, por del në dritë. Kurrë mos guxoni t’ia mësyni se nuk mund të ikni prapa më.”

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika