Haziri për Asociacionin: Është kompetencë vetëm e institucioneve të Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë

Pas takimit të mbajtur në Ambasadën amerikane në Prishtinë në të cilin, është diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare me përfshirje të njohjes reciproke, mbesin të pandryshueshme dhe se çështja e Asociacionit mbetet kompetencë e ekzekutivit

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se çështja e Asociacionit çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e ekzekutivit.

Tashmë, në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka përfunduar takimi, në të cilin, është diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar ishin zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile. Nga radhët e LDK-së, Haziri ka bërë të ditur se ishte pjesë e takimit me ç’rast, i njëjti thotë se ka konfirmuar mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Me ftesë të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, shkëlqesisë së tij Jeffrey Hovenier, sot kam marrë pjesë në emër të LDK-së në takim në të cilin konfirmova mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të SHBA-së. Orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme”, ka deklaruar Haziri.

Krahas kësaj, i njëjti ka thënë se LDK-ja vlerëson që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mbetet një kompetencë në radhë të parë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe istitucioneve të saj.

“Në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë”, ka deklaruar ai.

Themelimi i Asociacionit është përmendur në propozimin e fundit evropian, një plan disapikësh i ofruar nga zyrtarët amerikanë e evropianë për Kosovën dhe Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se e respekton konfidencialitetin e bisedimeve, ndërsa për Asociacionin ka shtuar se ka insistim të ndryshëm ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjes. Sipas tij, marrëveshja për Asociacionin, sipas draftit fillestar, nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Lidhur me këtë takim, vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte deklaruar se nuk është ftuar.

Ndryse, Fondacioni Friedrich Ebert-Stiftung në Prishtinë, ka prezntuar propozimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Radio Televizioni Dukagjini ka siguruar draftin e Asociacionit, i cili është hartuar si propozim nga fondacioni gjerman “Fridrih Ebert Shtiftung”.

EKSKLUZIVE: FES propozon një Draft-statut për Asociacionin, ai duhet të krijohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës (Dokument)

Presioni i shtuar dukshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë, ka rezultuar me hartimin e një drafti të statutit si propozim për këtë mekanizëm.

Drafti është hartuar nga Fondacioni gjerman për social demokraci “Friedrich Ebert Stiftung”.

Ai përmban 18 nene. Që në nenin e parë theksohet se Asociacioni është një entitet legal i themeluar në bazë të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika