Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shprehur kritika ndaj qeverisë aktuale për vonesat në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.
Ai theksoi se ndërtimi i autostradës është etiketuar si “projekt i Lutës”, duke shtuar se ky emërim po shërben si arsye për bllokimin e avancimit të projektit. Haziri theksoi se problemi nuk është në vetë ndërtimin e autostradës, por në papjekurinë e qeverisë për ta realizuar atë.
“Bedati’ i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon
Qenkan deklaruar edhe sot, përkundër që po përtojnë të flasin për Autostradën e Gjilanit se ‘kjo është problem’. Do t’ju thoja sërish se nuk është Autostrada e Gjilanit problem, por qeveria ka problem ta jetësojë sepse po iu referohen si “projekt i Lutës…”, sikur që i prolonguan edhe tri projekteve tjera e i filluan më 1 tetor.
‘Bedati’ i ri në shehër të vjetër si Gjilani nuk kalon. Veç vazhdoni të përtoni me gjetë arsyetime. Një punë që e kemi nis do të përfundohet, por jo me ju. Kosova e Gjilani meritojnë shumë më shumë dhe shumë më mirë!”, ka shkruar Haziri në Facebook.