Haziri për draft-statutin e Asociacionit: Krijon autonomi territoriale e politike për serbët

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shprehur shqetësimin se kryeministri, Albin Kurti duke krijuar një pushtet të tretë në Kosovë

Lutfi Haziri, LDK

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, “e ka pranuar, do ta finalizojë dhe do ta implementojë” Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Haziri shprehi shqetësime mbi implementimin e Asociacionit, duke theksuar se është duke krijuar një strukturë që do të ketë fuqi politike dhe kontroll në territor, pronë dhe njerëz.

Haziri tha se dokumenti i fundit i Asociacionit, i cili sipas tij, është pranuar nga Kurti, është dokumenti më i keq i një draft-statuti për Asociacionin.

Sipas tij, ai dokument krijon të drejta deri në një autonomi territoriale dhe politike për serbët në Kosovë.

“Dhe e fundit dhe jo më pak e rëndësishme, duhet me e zbërthye drejt dhe qartë. Serbët e Kosovës në parim e diskriminimit pozitiv kanë të drejta shtesë, në nivel të Kushtetues. S’ka kush më shumë t’u japë. Në nivel të pushtetit lokal, po krijohet pushteti i tretë. Më së pakti është 08 që po krijohet e më së shumti është ky dokument që Kurti e ka pranuar.

Dhe që është duke e finalizuar, do ta legalizojë, do ta legjitimojë politikisht dhe në fund do ta impelmentojë si Qeveri. Po e krijon pushtetin e tretë në Kosovë, që do të ketë fuqi politike, të kontrollit në territor, në prona, në njerëz dhë pastete. Nuk do të marrë vetëm detyra ekzekutive. Fundja, dy sisteme, arsimi dhe shëndetësia, si rrjete do të organizohen në mënyrë të veçantë me zyre në Beograd, me financim nga Serbia”, ka thënë Haziri në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika