Haziri për Kurtin: LDK-së i kërkonte president jopolitik, PDK-së ia toleroi profilin politik

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e kishte si qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja dhe se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente ishte rezultat i këtij synimi.

Haziri, në “Debat Plus” në Dukagjin, foli edhe për dallimet në marrëveshje teksa u shpreh se dallimi kryesor mes PDK-së dhe LDK-së në procesin e zgjedhjes së presidentes ishte kriteri për profilin politik të kandidatit.

Ai pretendoi se PDK-së i ishte toleruar një profil politik për kandidatin, ndërsa LDK-ja kishte vendosur si kriter që presidenti të mos kishte profil politik.

Haziri përmendi edhe të kaluarën politike të Shiroka-Pulës, duke thënë se propozimi i saj nga Kurti ishte shoqëruar me referenca për angazhimin e saj të mëparshëm politik nëPDK.

“Zotëri Kurti e pati një qëllim me i evitu zgjedhjet e radhes, kjo është ajo që e ka qu në derë të PDK-së edhe me 18 deputetë Kurti ka parë probleme. Kurti ka dashur një përfaqësues jopolitik me LDK-në, ky është dallim i madh me pas shku me LDK-në me përfaqësues të profilit të Justina Shiroka-Pulës që u bë politik, PDK-së iu toleru profil politik edhe pse prej 2014 nuk ka qenë në PDK por kur e propozoi tha se ka qenë ish-ministre e Thaçit, ish-deputete e PDK-së ja dha ngjyrat e PDK-së me LDK-në e ka pas kriter kristal të qartë asnjë mënyrë profil politik. Zotëri Kurti e mbërriti qëllimin e vetë dhe e zgjedhi kandidatin”, u shpreh Haziri.

Haziri ka thënë se, në vend të një zgjidhjeje të ndërmjetme politike, do të preferonte zgjedhjen e një presidenti me kredibilitet dhe përkatësi të qartë politike, përfshirë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), nëse kjo do të mundësonte bashkëpunim më të qëndrueshëm institucional për vitet e ardhshme.

Ai ngriti edhe çështjen e bashkëpunimit mes VV-së dhe PDK-së, duke theksuar se presidentja duhet të ketë mbështetjen e nevojshme parlamentare për t’i shtyrë përpara proceset politike dhe institucionale gjatë mandatit të saj.

“Më mirë e pranoj një president kredibil meritor politik edhe të VV-së dhe e ndërton një bashkëpunim për qeverisje e kuvend me partinë e parë nëse proceset politike shtyhen përpara për 3-4 vjetët e ardhshme sesa improvizimi politikisht hajde po bëjmë zgjidhje të mesme – cili është bashkëpunimi i VV-së me PDK-në? Justina Shiroka-Pula duhet me garantu shumicën e rasteve një numër i votave që ju ka siguru në Kuvend që ka me përcjell për 5 vjet me 81 vota se partia e parë e ka obligim me i thënë presidentes që duhesh me i kalu proceset politike në Kuvend”, u shpreh Haziri.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika