Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka asnjë meritë për liberalzimin e vizave, sipas tij, pas vonesës prej 7 vjetëve.
Haziri ka thënë se kryeministri Kurti duhet të kërkojë falje për “bllokimin 7 vjeçar” dhe t’i tregoi qytetarëve se kur do të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Një kryeministër që u flet 50 qytetarëve fitues të biletave gratis për Vjenë në aeroplanin edhe me mbi 200 të tjerë që shkojnë me gurbet për punë, është budallaki e llojit të vetë. Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së!”, ka shkruar nënkryetari i LDK-së.
Sipas tij, Vjena është “vendi më i mirë kur Kosova me unitet politik arriti deri te shpallja e Pavarësisë, në kohën kur Kurti protestonte e martirizonet njerëz kundër saj!”.
Kujtojmë që nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Republikës së Kosovës kanë filluar të lëvizin pa viza drejt vendeve evropiane të zonës Schengen.