Haziri për takimet në Bruksel: Kurti ende nuk e ka zgjidhur një çështje të vetme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se deri më tani asnjë marrëveshje e re nuk është arritur në takimet e tij në Bruksel, takime në të cilat ai ka thënë se vetëm është biseduar si të implementohen marrëveshjet që janë arritur nga ish-kryeministrat e Kosovës

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se deri më tani asnjë marrëveshje e re nuk është arritur në takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Haziri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në këto takime është biseduar dhe dakorduar lidhur me metodat e implementimit të marrëveshjeve që janë arritur nga ish-kryeministrat e Kosovës.

“Ende nuk e kemi parë Kurtin në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme në agjendën e cila pritet të shtjerret së bashku me ndërmjetësin ndërkombëtar, që në këtë rast është BE dhe Lajcak në emër të përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe lehtësimit të vjen nga ShBA-të”, ka shkruar tutje Haziri.

Ai ka thënë se në takimin e nesërm në mes të Kurtit dhe Vuçiq, prioritet duhet të jetë negocimi sa më i shpejtë për zgjidhjen e çështjeve që janë përpara në dialog për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke në qendër.

“Natyrisht, me marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila përfundon me njohje reciproke dhe i obligon të dyja palët që ta zbatojnë dhe mbi të gjitha, me këmbëngulësi dhe me vullnet politik duhet të insistojmë që kjo të përfundojë sa më parë sepse status-quo është armiku më i madh i Kosovës, e cila sjell tensione”, ka thënë ndër të tjera Haziri.

Sipas tij, në këtë rast, kapaciteti i gjetjes së zgjidhjeve tregohet jo nëpërmjet policisë, por nëpërmjet dialogut.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika