Haziri: Qeveria Kurti po tregon se është e paaftë të menaxhojë suksesin

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Haziri ka deklaruar se nuk e kupton mosveprimin e Kurtit gjersa ka 51 përqind të votave gjersa e quan "të paaftë" për të menaxhuar suksesin. Ai ka thënë se besimi në lehtësuesin e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet humbur

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se Qeveria E Republikës së Kosovës drejtuar nga Kryeministri, Albin Kurti po tregon paaftësinë e saj në të menaxhuarit suksesin.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Haziri ka deklaruar se nuk e kupton mosveprimin e Kurtit gjersa i njëjti, ka 51 përqind të votave.

“Njerëzit që dijnë të menaxhojnë sukesin janë shumë më të vlefshëm se ata që dijnë të menaxhojnë trazirat, krizat, luftën…Sidomos kjo qeveri po tregon se është shumë e paaftë të menaxhojë suksesin. 51 për qind me të mbështet sot e popullit të Kosovës, me të besu partnerët ndërkombëtar, mos me pas guxim me i shkru dy faqe letër me nxjerrë një vision…unë nuk mund t’a kuptojë”, ka deklaruar ai.

Nënkryetari Haziri thotë se Kosova po shkon drejt momentit kur nuk do të mund të refuzojë një dokument të propozuar nga ndërkombëtarët.

“Kjo çka po ndodhë, Kosova do të vijë me një akt merre ose leje. Do të ketë një dokument që Kosova nuk do mund të ngrihet nga tavolina pa e marrë, nuk do ketë as mundësinë minimale të thotë jo. Ai do të jetë momenti më i keq”, ka deklaruar Haziri.

Haziri ka thënë se besimi në lehtësuesin e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet humbur. Ai thekson se ndërkombëtarët nuk kanë ndryshuar qëndrimet e tyre në dialog.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika