Haziri: Rikthimi i madh do të ndodhë dhe LDK-ja mbetet parti e besës dhe e shpresës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lutfi Haziri ka informuar për mbajtjen e një takimi të degës së LDK-së në Gjilan, ku tha se partia më e vjetër në vend “riaktivizoi mekanizmat partiakë, Kryesitë e forumeve, Nëndegët, komisonet profesionale, komisonerët e vëzhguesit për agjendën e re të punës”. Ky njoftim erdhi pasi presidentja të premtën caktoi 9 shkurtin 2025 si datën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lutfi Haziri ka informuar për mbajtjen e një takimi të degës së LDK-së në Gjilan, ku tha se partia më e vjetër në vend “riaktivizoi mekanizmat partiakë, Kryesitë e forumeve, Nëndegët, komisonet profesionale, komisonerët e vëzhguesit për agjendën e re të punës”. Ky njoftim erdhi pasi presidentja të premtën caktoi 9 shkurtin 2025 si datën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

Haziri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” bëri të ditur se është optimist se “rikthimi i madh do të ndodhë dhe LDK mbetet parti e besës dhe e shpresës”.

“Fillon numërimi prapa i kësaj qeverie që pësoi fiasko në çdo aspekt. Erdhën në pushtet me metoda të dhunshme, me linçime të kundërshtarëve politikë, me kauza të rrejshme, me populizëm par excellance dhe e polarizuan skenën politike deri në atë shkallë sa e sollën Kosovën afër vëllavrasjes. E, çka bënë?! Degraduan çdo pore të jetës, dështuan në çdo premtim në mënyrë frapante dhe prapë vazhduan me mashtrime”, shkroi Haziri.

Ai përmendi frazat e dikurshme të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dështimet, siç tha, të njëpasnjëshme.

“Sot në institucionet e Republikës valon akoma ‘flamuri lara-lara’, e harruan bashkimin kombëtar, madje i degraduan raportet me Shqipërinë deri në atë shkallë sa të mos ketë as komunikim ndërnjerëzor, përderisa, si asnjëherë më parë, i përçanë shqiptarët e Kosovës Lindore dhe ata të Maqedonisë së Veriut.

Nuk duhet ta harrojmë assesi edhe mashtrimin e tij më të madh se ‘nuk do ta vazhdojë dialogun me Serbinë’, ndërkohë që buzëqeshi disa herë në takimet me Vuçiqin, prej të cilave u prodhua një autonomi për serbët dhe Kosovën e futi në marrëveshje ligjërisht obligative.

Ajo që është më e tmerrshmja, Kosovës dhe komunave ku udhëheqin, i sollën depresion të thellë politik e ekonomik, dhe shkaktuan dëshpërim në emër të shpresës që e mbollën tek qytetarët”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika