Haziri thotë se Kurti bëri shëtitje politike në Gjilan

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur një konferencë për media duke akuzuar kryeministrin Kurti për lënien e interesit të partisë së tij para interesit të qytetarëve gjatë vizitës së tij në Gjilan. Haziri ka përmendur se kryeministri nuk i ka treguar familjes së Agon Musliut, i cili vdiq në kohën e qeverisjes së tij, se ku kanë mbetur hetimet për këtë rast dhe ku është përgjegjësia e tij

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë me gazetarë ku ka thënë se kryeministri Kurti gjatë vizitës së djeshme ka lënë interesin e qytetarëve në rend të dytë dhe duke e nxjerr interesin e partisë së tij në rend të parë.

Së pari, kryeministri Kurti ka harruar t’i tregojë familjes së Agon Musliut, i cili vdiq në kohën e qeverisjes së tij, se ku kanë mbetur hetimet për këtë rast tronditës dhe ku është përgjegjësia e tij si kryeministër. Duke injoruar familjen e Agonit dhe të të rinjve të Gjilanit, ne dje e pamë shëtitjen politike, në kohën kur kanë stagnuar hiç më pak se 24 projekte sistemore.

Ai, në kundërshtim me ligjin dhe planin detal urban, ka përuruar parkun “Banja”, i cili u degradua skajshmërisht si projekt, duke i përjashtuar personat me aftësi të kufizuar.

Në kundërshtim me ligjin, vazhdon të proklamohet edhe për stadiumin e qytetit, i cili në fazën e parë është përfunduar.

Ndalja e punimeve duke ia atribuar projektin një qeverisje dhe duke dashur të sillet një projekt i ri, e ka dyfishuar koston nga 7.1 milionë në 15 milionë.

Kryeministri erdhi në Gjilan me një pako të re financiare, duke e lidhur qarkoren e re pa i kompensuar qytetarët për qarkoren e vjetër, duke mos treguar se çka do të ndodhë për pjesën e dytë të autostradës prej Bresalcit në Konçul.

Stanishorka, nga 1.2 milionë euro, është nënshkruar në 2.5 milionë euro. Është rritur qind për qind kosto, e nuk janë paraparë ndërtimi i kolektorëve që çojnë në impiant.

Projektin e impiantit, nga 18 muaj sa do të duhej të përfundojë, këtë projekt e kanë shtyrë për hiç më pak se në vitin 2028.

Skandali më i madh që ka ndodhur në Komunë është ai i kamionëve dhe ende nuk ka zbardhur Komuna asgjë se si mund të blihen kamionët në Gjermani pa një ofertë të hapur publike.

Pagesa prej 38 mijë euro si transaksion ndërkombëtar është skandal që duhet të zbardhet.

Në anën tjetër, LDK po mundohet të krijojë stabilitet dhe rregullshmëri në Asamblenë Komunale, duke qenë partia më e madhe politike në Gjilan, shkruan RTK.

Manipulimeve, mashtrimeve e kamuflimeve po u vije fundi sepse Gjilani dhe Kosova meriton më shumë dhe më mirë!, tha kryetari i Degës, Lutfi Haziri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika