Hedhja e molotovit në shtëpinë e ndërtuar nga Qeveria në veri – Krasniqi akuzon Vuçiqin për nxitje

Një koktej molotovi është hedhur në një shtëpi të ndërtuar nga Qeveria në veri të Mitrovicës, ndërsa ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin, për nxitje të këtyre sulmeve në atë pjesë të vendit

Pamje e shtëpisë së djegur, e publikuar nga ministri Elbert Krasniqi në Facebook, 17 shtator 2024.

Në orën 00:30 gjatë mesnatës, një koktej molotovi është hedhur në një shtëpi të ndërtuar nga Qeveria e Kosovës në lagjen “Kodra e Minatorëve” në veri të Kosovës.

Sipas Policisë, zjarri është shuar dhe dëmet janë sanuar, ndërsa nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dënuar sulmin dhe ka theksuar se as kërcënimet dhe shantazhet nuk do ta ndalin përpjekjen për sigurimin e banimit të qëndrueshëm.

Pamje e shtëpisë së djegur, foto Liridon Llozani, RTV Dukagjini.

Krasniqi ka akuzuar gjithashtu presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin, për nxitje të mosdurimit etnik, duke theksuar se ky është rezultat i propagandës dhe i humbjes së kontrollit ndaj strukturave paralele në pjesën veriore.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e denon fuqishëm këtë akt dhe as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre. Kërcënimet, shantazhet, pamfletat terroriste, nuk i friksojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qendrueshëm. Ky sulm është nxitje e mosdurushmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiçi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Hidhet koktej molotovi në një shtëpi në veri të Mitrovicës

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika