Helmohen nga ushqimi 10 nxënës në Mitrovicë, lokali mbyllet nga inspektorët komunal

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë helmuar 10 nxënës nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në Mitrovicën Jugore, dhe se i njëjti lokal është mbyllur nga inspektorët komunal

Ilustrim

10 nxënës janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në Mitrovicën Jugore.

Të njëjtit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës.

Nxënësit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunal.

Mitrovicë Jugu 06.10.2023-19:10. Raportohet se 10 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës pasi që, janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal. Të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunal”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika