Helsinki synon të ndalë blerjen e pronave në Finlandë nga rusët

Qeveria e Finlandës po propozon të ndalojë shumicën e qytetarëve rusë që të blejnë prona në vendin nordik, në një masë për të mbrojtur sigurinë kombëtare, ka thënë të hënën ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen

Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, AP.

Qeveria e Finlandës po propozon që të ndalojë shumicën e qytetarëve rusë që të blejnë prona në këtë shtet nordik. Ky propozim është bërë për të mbrojtur sigurinë kombëtare, tha ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, më 2 shtator.

Raportet në mes të Finlandës dhe Rusisë fqinje janë përkeqësuar që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022. Kjo luftë nxiti Helsinkin që të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s.

Ndalesa e propozuar për blerjen e pronave të patundshme nuk parashihet të prekë qytetarët me shtetësi të dyfishtë dhe rusët që kanë leje të përhershme banimi në Finlandë apo në shtetet të tjera të Bashkimit Evropian.

Ekspertët fillimisht do ta vlerësojnë këtë ndalesë të propozuar dhe më vonë të dërgohet për votim në Parlament.

“Rregulloret synojnë të parandalojnë ndikimin e mundshëm armiqësor ndaj Finlandës”, tha Hakkanen gjatë një konference për medie.

Finlanda veçse është duke monitoruar rreth 3.500 prona që janë të lidhura me pronarë rusë, tha ministri i Mbrojtjes, pa dhënë më shumë detaje.

Helsinki për një kohë të gjatë ka synuar që të ndalojë rusët që të blejnë prona pranë vendndodhjeve strategjike, për shkak të raporteve mes dy shteteve. Tetorin e vitit të kaluar, Finlanda ndaloi tri blerje të pronave nga rusët, ndërkaq në janar të këtij viti edhe tri të tjera.

Finlanda ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë. Ky shtet ka mbyllur të gjitha pikat kufitare me Rusinë dhe ka akuzuar Kremlinin se po përdor migrimin si armë, duke i inkurajuar emigrantët aziatikë dhe afrikanë që të kërkojnë azil në Finlandë./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika