Hendbollistet e Kosovës e kërkojnë kualifikimin historik në Botëror përmes përballjes së dyfishtë me Poloninë

Hendbollistet e Kosovës po shpresojnë në befasi ndaj Polonisë, në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të këtij viti.

Duelin e parë prej dy përballjeve me Poloninë, Kosova e luan të enjten.

Prej orës 17:45 në Bielsko-Bala zhvillon ndeshjen me Poloninë, përpara asaj të kthimit që e luan më 12 prill në Prishtinë (20:15).

Kosova të martën ka udhëtuar në Poloni, ndërsa të mërkurën ka zhvilluar dy seanca stërvitore për të qenë sa më e gatshme për duelin e rëndësishëm.

Atmosfera në ekipin e Kosovës është mjaft e mirë, ndërsa grumbullimi nën urdhrat e selektorit Agron Shabani ka nisur vikendin e shkuar.

Në fakt, Kosova është vetëm dy ndeshje larg Kampionatit Botëror, por kualifikimi në këtë ngjarje globale nuk është aspak i lehtë për “Dardanet”.

Polonia ka përvojë të gjatë dhe jo pak të suksesshme në ngjarjet e mëdha, ndërsa në short ishin në mesin e vazos së parë për dallim prej Kosovës që ishte e fundit në vazon e dytë.

“Atmosfera në Kombëtare është shumë pozitive. Vajzat janë të përkushtuara për të dhënë maksimumin për ngjyrat e shtetit”, ka shkruar ndër të tjera Federata e Hendbollit të Kosovës në Facebook.

Kosova në fazën e parë kualifikuese e eliminoi Kombëtaren e Ishujve Faro.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika