Heqja e barrikadave, Borrell: Mirëpresim udhëheqjen e përgjegjshme të Kurtit e Vuçiqit

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, fillimin e heqjes së barrikadave në veri të Kosovës, ka thënë se e mirëpresim udhëheqjen e përgjegjshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe të presidentit serb, Alekandër Vuçiq

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka reaguar pas nisjes së largimit të barrikadave serbe, të vendosura në fshatin Rudar të Zveçanit që nga 10 dhjetori.

Borrell ka deklaruar se diplomacia ka mbizotëruar në uljen e tensioneve në veri të Kosovës, pas sipas tij, dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje.

Po ashtu, ai këtë “marrëveshje” për të larguar barrikadat në veri, ka thënë se e mirëpresin udhëheqjen e përgjegjshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Alekandër Vuçiq.

“Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Mirëpresim udhëheqjen e përgjegjshme të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti.”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Ndërkaq, Borrell duke i falënderuar të gjithë të përfshirë, ka shtuar se kjo erdhi edhe nga puna e madhe ekipore e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe NATO-s e KFOR-it.

Kryediplomati evropian, Borrell, ka përfunduar duke thënë se tani është e nevojshme përparimi urgjent në dialogun Kosovë-Serbi.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika