Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndryshim në masën e sigurisë për produktet që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdar.
Rohde përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s.
Teksa shton se Kosova do të ketë mbështetjen e plotë për sigurinë e proceseve në pikën kufitare.
“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallrat që vijnë nga Serbia . Ky shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do të mbështesim Kosovën për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare,” ka shkruar Rohde.