“Heronjtë e Kozmosit”: Minatorët ukrainas ende punojnë pavarësisht luftës së Rusisë

Miniera 'Heronjtë e Kozmosit', në Ukrainë është duke vazhduar punën pavarësisht luftës së Rusisë. Minierë e cila është themeluar 43 vjet më parë dhe ka 4 mijë punëtorë të punësuar

Minatorët " Heronjtë e Kozomosit"

Mes luftës së dhunshme për kontrollin e Ukrainës lindore, midis ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse, minatorët janë duke vazhduar “betejën” e tyre nën tokë për të shpërndarë qymyr në vendin e tyre.

Që nga dështimi i Rusisë për të marrë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev-in, në fillim të këtij viti, luftimet janë përqendruar që nga prilli në lindje dhe në jug të Ukrainës.

Pranë Pavlogradit, një qytet në Ukrainën lindore qendrore, 4 mijë punëtorë janë të punësuar në minierën “Heronjtë e Kozmosit”, e cila është themeluar 43 vjet më parë kur vendi ishte ende pjesë e BRSS.

Ndërsa, rreth 800 punonjës janë të mobilizuar në ushtrinë ukrainase, në vijën e frontit vetëm 150 kilometra larg.

Lufta me Rusinë ka hyrë në muajin e saj të shtatë, raporton euronews.

Megjithatë, pavarësisht luftës, zyrtarët atje janë duke këmbëngulur se prodhimi i minierës nuk ka pësuar. “Të gjithë janë në vendin e tyre, por ne jemi me ta në shpirt,” ka thënë Oleksandre Oksen, një menaxher i boshtit 42-vjeçar.

Nga jashtë, objekti duket si një kampus universitar. Gjethet e shelgjeve tunden nga flladi, uji buron pranë një grupi gjigant shahu me copa që arrijnë lartësinë e belit.

Por, 370 metra poshtë, në një bosht ashensori që rënkon deri në fund, situata është krejt ndryshe.

Një minator i cili punon në minierën e quajtur ‘Heronjtë e Kozmosit’ në qytetin Pavlograd

Minatorët, duhet të dorëzojnë telefonat e tyre në fillim të çdo ndërrimi. Gjë e cila iu pamundëson të jenë në dijeni të informacioneve më të fundit, duke përfshirë bombardime të mundshme që mund të godasin familjet dhe miqtë e tyre, derisa të kthehen në sipërfaqe gjashtë orë më vonë.

“Kur dalin nga miniera, gjëja e parë që bëjnë është të marrin telefonin dhe të telefonojnë”, është shprehur Vassyl, menaxheri i minierës.

Pas zhytjes në tunele, punëtorët transportohen me vagon për 3.6 kilometra përpara se të ecin nëpër një tunel të ngushtë, ku kafaze metalike të ndryshkur përmbajnë muret shkëmbore.

Ndërkaq, në tunel, një rrip transportieri e çon qymyrin në karroca të cilat e transportojnë atë në një ashensor dhe më pas në sipërfaqe ku dërgohet në termocentralet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika