Heshtja e Kurtit dhe Vuçiqit në “çastet” e fundit para fazës së gjobitjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk kanë dhënë ndonjë detaj më shumë rreth takimit që pritet të mbahet në mes tyre në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq





“Me gjasë nesër [e diele] do të ketë një takim në Bruksel [mes Kurtit dhe Vuçiqit]”, tha të shtunën zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për portalin Dukagjini.

Pra, me gjasë gjatë ditës së diel të 20 nëntorit pritet një takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Rreth këtij takimi që u thirr nga shefi i BE-së Joseph Borrell për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes për targat. Ku nga 21 nëntori fillon faza e dytë të implementimit e vendimit për targa.

Faza e parë e planit për targa përfshiu qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme. Ndërsa, faza  e dytë që pritet të nis nga e hëna e 21 nëntorit, parasheh gjoba prej 150 euro.

Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimit të planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, që nga një nëntori 1 këtij viti. Si rrjedhojë,  tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.

Ne i kemi ftuar të dyja palët me urgjencë në Bruksel për të gjetur zgjidhje evropiane, një zgjidhje evropiane për situatën aktuale, e cila është ndër më seriozet prej vitit 2013 dhe ky është qëllimi – që t’i kemi në Bruksel për të diskutuar me ta zgjidhjen. Shpresoj që do të mund të vijnë shumë shpejt, dhe do të diskutojnë, siç ka thënë edhe kryediplomati i BE-së, Josep Borell, para 21 nëntorit dhe jo më vonë”, ka theksuar zëdhënës i BE-së, Peter Stano.

Deri më tani të dy liderët personalisht kanë enë të heshtur ndaj këtij takimi duke mos e pohuar këtë takim por as duke e mohuar, ndërkaq Vucic ka bërë të ditur se do ti drejtohet popullit serb.

Vuçiq do të flasë për të gjitha temat aktuale para udhëtimit në Bruksel, si dhe bisedimet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ndërkaq, as nga Bashkimi Evropian nuk kanë dalur me ndonjë deklaratë zyrtare për ditën dhe orën se kur do të mbahet takimi i “shumëpritur” në mes Kurit dhe Vuçiqit.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika