Heshtje zgjedhore në Shqipëri, të dielën votohet për kryetarët e bashkive

Të dielën, qytetarët e Shqipërisë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët në 61 bashki të vendit

Të shtunën e 13 majit po mbahet heshtje zgjedhore në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve të së dielës për kryetarët e bashkive.

Në këto zgjedhje, qytetarët e Shqipërisë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët në 61 bashki të vendit, njëherit edhe përfaqësuesit në Këshillat Bashkiakë.

Të drejtë vote kanë 3.650.550 shtetas shqiptarë, prej të cilëve 122.545 janë zgjedhës për herë të parë.

Në të gjitha bashkitë e vendit janë 5.211 qendra votimi, të cilat do të presin votues nga ora 07:00-19:00.

Në këto zgjedhje garojnë rreth 140 subjekte politike, raporton A2news.

Në këto zgjedhje, në tri bashki të vendit, Kamëz, Vorë dhe Elbasan, do të votohet në mënyrë elektronike.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika