Hetemit të bllokuar në komunë i japin motiv Albin Kurti e Elbert Krasniqi

Kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili ka një javë që po qëndron i ngujuar në objektin e komunës, të dielën mbase i është rritur motivi. Atë e lavdëroi publikisht për qëndrueshmërinë, kryeministri Albin Kurti, e për vizitë i shkoi edhe ministri Elbert Krasniqi. Të dielën në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok ka qenë një situatë e qetë, me shumë më pak protestues se zakonisht

Ushtarët amerikanë të KFOR-it para po qëndrojnë  objektit të komunës.

Përballë tyre, dhjetëra protestues serbë.

Kjo është pamja që sjellë Leposaviqi tash e një javë.

Për kaq kohë, brenda objektit komunal, po qëndron edhe kryetari, Lulzim Hetemi.

Ai të dielën kishte një vizitë të rëndësishme.

Krasniqi u pa tek doli nga objekti nën përcjelljen e ushtarëve të KFOR-it.

E përkrahje, kryetari Hetemi morri edhe nga kryeministri Albin Kurti.

“Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998). E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, ka thënë Kurti.

Hetemi, Kurti tha se çdo ditë merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme, që ai të dal nga zyra.

E kryetarin e ri, të cilit mbase iu shtua motivi nga këto fjalë të mira, nuk po e do paraardhësi i tij, Zoran Todiq.

Ish-kryetari i Leposaviqit thotë se ka shpresë që kjo situatë të zgjidhet nga ndërkombëtarët.

“Besoj dhe shpresoj që kësaj radhe bashkësia ndërkombëtare do të ketë sukses që ta detyroj qeverinë që t’i rikthehet gjendjes normale e cila ishte deri të premten në mëngjes, në mënyrë që jeta të normalizohet. E kemi paralajmëruar këtë situatë prej para se t’i dorëzonim dorëheqjet më 5 nëntor të vitit të kaluar”, ka thënë Zoran Todiq, ish-kryetar i Leposaviqit.

Në Leposaviq të dielën ishte një numër më i vogël i protestuesve.

Ata u pakësuan edhe më tepër gjatë pasdites.

Qetë ishte edhe në Zveçan.

Motin e mirë, në ulëset e sjellura nga Lista Serbe, e shijuan dhjetëra serbë të mbledhur pak metra larg rrethojës me gjemba.

E ushtarët e KFOR-it, përkundër qetësisë, vëzhguan gjatë gjithë kohës me kujdes situatën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika