Hetimet e para të IKPS-së: Sabit Islami plagosi veten gjatë të shtënave me policinë

Vdekjen e Sabit Islamit, i cili plagosi gjatë së shtunës dy gra në Fushë Kosovë, përveç Policisë dhe Prokurorisë, po e trajton edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Sipas hetimeve të para, nga IPK kanë deklaruar se Islami ka plagosur veten gjatë së shtënave me policinë

Krimin e rëndë, duke plagosur dy gra, e kreu në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.

Nga këtu, i dyshuari Sabit Islami me armë në dorë u largua për në rrugën “Fehmi Lladrovci”, ku hasi në njësite të Policisë së Kosovës të cilat i ishin vënë në ndjekje.

Sipas versionit të policisë, pas disa të shtënave mes tyre dhe Islamit, ky i fundit plagosi veten, plagë e cila do t’ia shkaktonte më pas edhe vdekjen.

“Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit. Aktualisht përkundër që ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje, policia bashkërisht me autoritetet e tjera relevante ligj zbatuese po heton me përpikëri të gjitha rrethanat që karakterizojnë rastin”, thonë nga policia.

Për rastin një hetim është duke e zhvilluar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së janë dalë në vendin e ngjarjes ku në koordinim me ekipet tjera reaguese policore dhe prokurorin janë ndërmarrë disa veprime hetimore dhe bazuar në këto veprime hetimore deri më tani nuk ka dyshime për ndonjë veprim të kundërligjshëm nga ana e zyrtarëve policorë. Sidoqoftë, hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore në koordinim me prokurorin kompetent për të ndriçuar të gjitha rrethanat lidhur me rastin”, thonë nga IPK-ja.

Si veprim të drejtë të policisë reagimin në këtë rast po e sheh edhe Nuredin Ibishi.

Ai konsideron se në këtë rast efektivët e policisë parandaluan kryerjen e krimeve të tjera.

“Në këtë rast ata kanë parandaluar një rast që ka qenë në progres. Ai përveç shkaktimit të dy plagesave, ka pasur mundësi edhe të rrezikoj jetën e qytetarëve të tjerë, por edhe të policëve. Për këtë arsye policia vepron në bazë të autorizimeve, duke ia tërhequr urdhërin se do të përdor armën”, ka thënë Nuredin Ibishi.

Ibishi, që është ekspert i sigurisë  tregon disa prej parimeve që duhet ndjekur zyrtarët policor para përdorimit të armës.

“Parimet udhëzuese janë përshtatshmëri dhe proporcionaliteti, ndërsa në pjesën e përdorimit të armës së zjarrit ka të bëjë që ia tërheq vërejtjen dhe jep urdhëra për t’u dorëzuar për të mos rrezikuar jetën e qytetarëve apo zyrtarëve policor dhe nëse ai nuk e bënë këtë, atëherë zyrtarët policor kanë autorizim të përdorin armën”, shtoi Ibishi.

Dy gratë të cilat u plagosën të shtunën, po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor në QKUK.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika