Hetimet për aferën CEZ-DIA, deputeti i PS paraqitet në SPAK

Deputeti Agron Çela është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për të dëshmuar në lidhje me aferën CEZ-DIA, e cila ka shkaktuar një dëm prej 414 milionë euro buxhetit të shtetit shqiptar. Çela, i cili tani është pjesë e grupit të Partisë Socialiste, ka kaluar nga Partia e Lirisë dhe ka qenë një nga njerëzit e afërt të Ilir Metës

Prokuroria e Posaçme SPAK

Hetimet për aferën CEZ-DIA e kanë çuar në dyert e SPAK deputetin Agron Çela.

Ky i fundit është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për t’u marrë në pyetje për këtë aferë që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm mbi 414 mln euro.

Deputeti Agron Çela aktualisht është pjesë e grupit të Partisë Socialiste, por më parë ka qenë deputet i Partisë së Lirisë dhe një nga njerëzit e afërt të Ilir Metës.

Çela është thirrur një javë pasi Prokuroria e Posaçme mori në pyetje për këtë aferë Ilir Metën.

Ky i fundit i cilësoi hetimet si një telenovelë dhe hodhi akuza se çështja po përdoret politikisht nga Edi Rama me kallëzues të rremë, referuar këtu juristit, Romeo Kara.

Agron Çela kaloi nga radhët e Partisë së Lirisë në grupin e PS në dhjetor të vitit 2022, bashkë me kreun e degës së PL në Shkodër, Edmond Ndou.

Afera CEZ-DIA

Skandali i ka fillesat në vitin 2009, kur OSSH shiti 75% të aksioneve te CEZ-DIA, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ndërsa në vitin 2013, kur socialistët morën pushtetin, u bë ndërprerja e kontratës abuzive.

Prishja e kësaj marrëveshjeje që i shkaktoi buxhetit një dëm mbi 414 mln euro, u bë me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e kaskadës se Drinit.

Për këtë aferë u dënua vetëm Ismailaj, i cili ka kryer dënimin për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, ku me falsifikim të dokumenteve arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer.

Kjo dosje e nxehtë për dyshen Berisha-Meta është rikthyer në SPAK. Afera CEZ-DIA për mbledhjen e rreme të borxheve me faturat e papaguara nga abonentët, nisi të zbatohej pas finalizimit të megaaferës së shitjes së OSSH te CEZ nga Qeveria Berisha.

Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe Qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Negociatat rezultuan të përfshirë edhe djalin e ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika