Hetimet vazhdojnë në Banjskë, arrestohet një tjetër i dyshuar

Punët e përditshme, po i kryen në qetësi.

Këtë mundësi kjo grua, mirëpo as banorë të tjerë të Banjskës së Zveçanit, nuk e kishin një javë më parë, kur fshati i tyre u bë strehë e përkohshme për dhjetëra terroristë.

Ata u vendosën në hapësirën përreth manastirit të Banjskës, prej ku sulmuan Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Të vrarë mbetën edhe tre prej terroristëve.

Shenjat e luftimeve mbi 12 orëshe janë akoma prezente.

Sulmuesit gjurmë lanë edhe në pjesë të tjera të fshatit.

Në këto hapësira, Policia e Kosovës po vazhdon kërkimet për gjetjen e provave të tjera.

Patrullimet janë shpeshta.

Sikur Policia, angazhimin në Banjskë, por edhe në githë veriun, e ka shtuar edhe KFOR-i.

“Dje, Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi forca shtesë nga Mbretëria e Bashkuar, nëse është e nevojshme, për të adresuar situatën aktuale. Ne nuk komentojmë detaje specifike operacionale. Në dritën e zhvillimeve të fundit, KFOR-i po rrit praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës dhe në zonat përreth Vijës Kufitare Administrative për të siguruar vazhdim të përmbushjes së mandatin e tij”, thonë nga KFOR.

Në një përgjigje për Dukagjinin, KFOR-i konfirmoi edhe dislokimin e 500 trupave turke nga forca operative rezervë për Ballkanin Perëndimor.

E gjatë ditës, Policia e Kosovës ka arrestuar në pikën kufitare në Jarinje edhe një person tjetër, i cili dyshohet të ketë lidhje me grupin terrorist.

Në shtëpinë e Llazar Janiçijeviqit Policia e Kosovës bashkë me misione të tjera ndërkombëtare të sundimit të ligjit kanë kryer bastisje ku dhe më pas janë konfiskuar armë zjarri. Për këtë natyrisht kanë reaguar Lista Serbe të cilët e kanë quajtur bastisjen “persekutim të popullit serb”.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika