Hetimi për subvencionimin e librave shkollorë, sot intervistohen dy dëshmitarë

Foto nga arkiva

Duke filluar nga ora 10:00, Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, do të mbajë mbledhjen e radhës.

Ky komision sot në rend dite ka intervistimin e dy dëshmitarëve, si udhëheqësin e divizionit të prokurimit në MAShTI dhe Eglantina Bërhanin, drejtore ekzekutive Botime PEGI.

Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore përbëhet nga: Shemsedin Dreshaj (kryesues), Ardian Kastrati (zëvendëskryesues) dhe anëtarët – Armend Muja, Arjeta Fejza, Mefail Bajqinovci, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, Arbër Rexhaj, Bekim Haxhiu, Vlora Dumoshi, Agim Veliu, Duda Balje.

Dje u intervistua drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri dhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumanova-Baçi.

DKA Gjakovë: Në javën e parë të shtatorit i kemi pasur 20% të nxënësve të pajisur me tekste shkollore

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika