Rregullatorët federalë, amerikanë janë duke e thelluar hetimin e tyre më shumë mbi funksionin Autopilot të Tesla-s pasi më shumë se një duzinë e makinave të llojit Tesla, janë përplasur me automjetet e parkuara.
Sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostroda, të enjten po përmirësohej hetimi paraprak që filloi në muajin gusht të vitit të kaluar, në një “analizë inxhinierike”, përcjell PortaliD.
Ky hetim që po bëhet përfshin katër modelet e makinave të Tesla-s, modelet Y, X, S dhe 3 ku numri i këtyre katër modeleve figuron diku rreth 830 mijë automjete të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky hetim ka për fokus funksionin Autopilot të Tesla-s, ku ky funksion supozohet që të ndihmojë shoferët që të ngasin makinën në rrugë përmes inteligjencës artificiale e cila dallon automjetet tjera në rrugë.
Shumica e drejtuesve të automjetit vozisin pa duar në timon duke u ulur prapa ose duke qenë të dehur, por kompania iu sugjeron drejtuesve që edhe kur përdoret funksioni i Autopilotit të mbajnë duart në timon.
Që nga janari i vitit 2018 deri në janarin e vitit 2022 kanë ndodhur rreth 16-të aksidente në bazë të hetimit, ku rezultuan 15-të të plagosur dhe një i vdekur.
Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada ka thënë se të dhënat mjeko-ligjore tregojnë se shumica e shoferëve i kishin duart në timon përpara goditjes dhe ishin në përputhje me sistemin pasi ishte projektuar për t’u përdorur.
Pas një numri të ankesave po bëhet një hetim i veçantë, këto ankesa janë paraqitur kundër automjeteve Tesla që frenojnë papritur kur automjeti është në shpejtësi të lartë, ku ndryshe njihet si “frenimi fantazmë”, agjencia ka marrë rreth 750 ankesa në lidhje me këtë problem megjithëse nuk ka pasur aksidente apo lëndime të raportuara.
Agjencia ka vite që po përndjek Tesla-n, veçanërisht themeluesin e kompanisë, Elon Musk, raporton, The Guardian.
Në një letër drejtuar Musk vjeshtën e kaluar, Jennifer Homendy, kryetare e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB) – një agjenci federale e veçantë që heton përplasjet dhe u bën rekomandime agjencive të tjera si NHTSA – i kërkoi Musk-ut t’i përgjigjet rekomandimeve të tij të sigurisë për Autopilot.
Sipas kryetares së Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, Tesla duhet të zhvillojë masa mbrojtëse që nuk duhet të lejojë drejtuesit të përdorin automjetet në mënyra që nuk janë në përputhje me dizajn.
“Nëse jeni serioz për vendosjen e sigurisë përpara dhe qendrës në dizajnin e automjeteve Tesla, ju ftoj të përfundoni veprimet në lidhje me rekomandimet e sigurisë që kemi lëshuar katër vjet më parë”, shkroi Homendy në një letër drejtuar Musk.