Hetemi viziton policët e aksidentuar në veri

Kryetari i Komunës së Leposaviq, Lulzim Hetemi, vizitoi policët e aksidentuar në veri, duke iu shprehur ngushëllime dhe duke garantuar mbështetje të vazhdueshme për forcat e rendit

Kryetari i Komunës së Leposaviq, Lulzim Hetemi, ka vizituar policët që u përfshinë në një aksident të premten mbrëma në veri të Kosovës.

Në një postim në Facebook nga komuna, thuhet se Hetemi iu ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve, duke shprehur besimin se ata do të rikuperohen plotësisht.

Ai gjithashtu ka siguruar mbështetje të vazhdueshme për forcat e rendit dhe ka shprehur angazhimin për të krijuar kushte më të sigurta për qytetarët e komunave veriore.

“Policët tanë janë heronj të vërtetë në detyrën e tyre. Ky aksident është një ngjarje e hidhur, por jam i sigurt që ata do të rikuperohen plotësisht dhe do të vazhdojnë të mbrojnë qytetarët me të njëjtin përkushtim. Uroj shërim të shpejtë dhe të plotë për gjithë të lënduarit,” ka theksuar Hetemi.

Ai gjithashtu ka ripërsëritur se do të vazhdojë të punojë ngushtë me institucionet për të siguruar një mjedis më të sigurt për të gjithë qytetarët e komunave të Veriut.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika