“Hetuesi tha: ‘E dimë që VV-ja s’ka gisht'”, prindërit e Astrit Deharit pretendojnë se rasti i djalit të tyre është inskenim politik

Familja e Astrit Deharit akuzon për inskenim politik rastin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës dhe më pas rastin e vdekjes së Astritit, në nëntor të vitit 2016

Familja e Astrit Deharit, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), i cili u gjet i vdekur në qelinë e Qendrës së Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016, beson se rasti i tij dhe sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës janë pjesë e një inskenimi politik me qëllime të qarta për të dëmtuar Vetëvendosjen.

Avni Dehari, babai i Astrit Deharit dhe njëherësh deputet i VV-së, ka deklaruar se i gjithë rasti është një inskenim me motive politike.

Sipas tij, qëllimi kryesor ishte që Vetëvendosje të shpallej si organizatë terroriste dhe të pengohej protesta kundër demarkacionit, e cila ishte planifikuar për disa ditë pas arrestimit të Astritit dhe disa aktivistëve të tjerë të VV-së në gusht të vitit 2016.

“Mendoj se nga arrestimi, rasti ka qenë inskenim politik. Qëllimi ka qenë Lëvizja Vetëvendosje të shpallet si organizatë terroriste dhe të pengohet demonstrata që e përmendi Xhemilja dy ditë më vonë për Demarkacionin. Natyrisht, dikush mund të thotë ky është dyshim i yti, por këtë e vërtetojnë shumë fakte, se vetë Astriti është ndarë nga shokët e vetë dhe ka qenë në presion. Presionin më të madh e ka pas kur e kanë marrë në pyetje, jo në mënyrë zyrtare, por natën e kanë marrë pyetje, vetë ai ka thënë po më marrin natën pyetje. Presion më të madh i kanë bërë e i kanë thënë ti je nga Kumanova do ta çojmë dhe në Kumanovë ku ka ndodhë rasti i Grupit Kumanova që bëjnë luftë me policinë e Maqedonisë dhe shqetësimi i tij ka qenë mos shkoni as ju në Kumanovë se ju arrestojnë”, ka thënë Dehari në “Mendje Kriminale”.

Xhemile Dehari, nëna e Astritit, përmendi gjithashtu një rasti ku një hetues i Policisë së Kosovës i kishte pranuar asaj se Vetëvendosje nuk kishte lidhje me sulmin ndaj Kuvendit, porse ata ishin të detyruar të vazhdonin hetimet kundër VV-së.

“Më thojke djali yt ka pas motor. I thashë helikopter kam me i ble djalit tem ka ec, se gjyshin e ka pas me motor, po s’ka pas, djali jem ka pas kerr. Derisa u detyru vetë ai hetues për besë në garazh më ka thënë, ne e dimë që s’ka pas Vetëvendosje nuk ka gisht këtu, por jemi të detyruar ta bëjmë . Ia them në sy kur të do hetuesi, është i anës së Preshevës, nuk ia di emrin, ai vetë më ka thënë në garazh është detyrë e jona, e dimë që s’ka Vetëvendosje gisht. Do te thotë ka qenë frika ta çojnë te të rinjtë që mos të punojnë për VV-në, të mshelim këto, ta mbyllim gojën. Kjo ka qenë”, ka thënë Xhemile Dehari.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika