Dy prej personave mjaft të dashur për publikun Granit Uka skenarist dhe aktori Alban Rexhaj, gjatë një bisede në emisionin “Radar” me Edita Dolin, në Radio Dukagjini, treguan për risitë e serialit për këtë sezonë.
“Sezoni i ri ka nisur me disa ndryshime në skenografi, kostume, aktor, qasje të problemeve shoqërore, më ndryshe se sezonin e kaluar duke trajtuar tema të ndjeshme në shoqërinë tonë”, ka thënë skenaristi Granit Uka.
Pjesë e këtij seriali janë edhe emra të aktorëve të njohur të skenës kosovare, por gjatë kësaj sezone do të krijohet hapësirë që në mesin e kastës së zgjedhur të aktorëve të serialit do të ketë edhe aktor të rinj.
“Kasta e aktorëve mbeten në përbërjen pothuajse të njejtë me një risi që epikës tonë iu bashkua edhe aktorja Ryva Kajtazi në cilësinë e shefes së Hetuesisë. Brenda sezonës së dytë do të ketë edhe aktor të Akademisë së Arteve ku do të jenë kohë pas kohe pjesë e serialit”, është shprehur Uka.
Edhe Alban Rexhaj, i cili luan rolin e Shaqës, tregoi se ndihet i kënaqur që është pjesë e serialit atraktiv “Hetuesia”
“E gjithë ekipi kemi raporte të mira dhe kjo bënë që puna jonë të refletoj mirë tek shikuesit”.
Seriali “Hetuesia” shfaqet çdo të shtunë në RTV Dukagjini.