Hezbollahu me sulme hakmarrëse ndaj Izraelit

Një nënë dhe vajza e saj e vogël u vranë të mërkurën në një sulm izraelit në qytetin Majdal Zoun në distriktin Tire të Guvernatorit Jugor të Libanit

Ngrihet tymi nga granatimet izraelite në Dahaira, një fshat kufitar libanez me Izraelin, Libani jugor, 16 tetor 2023. (AP Photo/Hussein Malla)

Një sulm ajror izraelit vrau një grua dhe një vajzë në jug të Libanit më 21 shkurt, duke nxitur grupin libanez, Hezbollah që të kundërpërgjigjet me sulme me raketa.

Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, pothuajse në baza ditore ka këmbyer zjarr me Izraelin përgjatë kufirit që kur ka nisur lufta në mes të Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor.

Media shtetërore libaneze ka thënë se një grua u vra dhe vajza e saj u plagos rëndë gjatë një sulmi “të armikut” në fshatin Majdal Zun.

Më pas, zyrtarët shëndetësorë konfirmuan se edhe vajza është vrarë.

Ekipet e shpëtimit thanë se edhe disa persona të plagosur u dërguan në spital.

Në mbrëmje, Hezbollahu ka thënë se ka gjuajtur disa raketa në fshatin Matzuva përtej kufirit në Izrael “në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj fshatrave dhe shtëpive të civilëve”, përfshirë Majdal Zun, raporton REL.

Hezbollahu, po ashtu, mori përgjegjësinë për 11 operacione të tjera kundër pozicioneve të ushtrisë izraelite në kufi.

Shkëmbimi i zjarrit në kufi që nga tetori ka lënë të vrarë të paktën 271 njerëz në anën libaneze, shumica luftëtarë të Hezbollahut, por po ashtu 42 civilë, sipas të dhënave të mbledhura nga agjencia AFP.

Në anën izraelite, 10 ushtarë dhe gjashtë civilë janë vrarë, sipas ushtrisë izraelite.

Javën e kaluar, shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u zotua se Izraeli “do të paguajë me gjak”, pasi 10 civilë, përfshirë shtatë anëtarë të një familjeje, u vranë në Liban. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës brenda një dite deri më tani. Në atë sulm u vranë edhe pesë luftëtarë të Hezbollahut.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika