Hezbollahu thotë se ka lëshuar dhjetëra raketa në selinë e mbrojtjes ajrore të Izraelit

The Iron Dome air defense system intercepts rockets fired from Lebanon, as seen over the Hula Valley, April 12, 2024. (Ayal Margolin/Flash90)

Grupi libanez Hezbollah ka pohuar në një deklaratë se militantët e saj lëshuan dhjetëra raketa Katyusha duke synuar shtabin e mbrojtjes ajrore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në zonën e kazermave Kaila në Lartësitë Golan.

Në një deklaratë, Hezbollahu deklaroi mbështetjen e tij për popullin palestinez në Gaza dhe rezistencën e tyre kundër sulmeve izraelite në zonat civile.

Hezbollah tha se sulmi u krye në orën 12:35 të mëngjesit me orën lokale të së dielës.

IDF udhëzon njerëzit në Izraelin verior që të qëndrojnë pranë hapësirave të sigurta

Nga ana tjetër, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit(IDF) kanë udhëzuar banorët e disa pjesëve të Izraelit verior që të qëndrojnë pranë hapësirave të mbrojtura.

“Në përputhje me vlerësimin e situatës, banorëve të Lartësive Veriore të Golanit, zonës së Nevatim, Dimona dhe Eilat u kërkohet të qëndrojnë pranë hapësirave mbrojtëse deri në njoftimin e mëtejshëm”, tha IDF.

“Me aktivizimin e sirenave kërkohet që të futet në një hapësirë të mbrojtur”, vijon deklarata. “Nëse nuk ka hapësirë të mbrojtur, kërkohet të gjendet zona më e mbrojtur e mundshme. Në çdo rast, duhet pritur dhjetë minuta dhe jo më pak”.

IDF tha se banorët duhet të presin për udhëzime shtesë nga Komanda e Frontit të Brendshëm./CNN

Libani mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

Raportohet se pas lëshimit të raketave dhe dronëve iranian ndaj Izraelit, Libani ka mbyllur hapësirën ajrore.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika