Hezbollahu thotë se ka sulmuar me raketa forcat izraelite

Hezbollahu dhe forcat izraelite kanë këmbyer zjarr përgjatë kufirit në baza ditore që nga sulmi i 7 tetorit i grupit militant Hamas në jug të Izraelit. Kjo ka rritur shqetësimet se konflikti Izrael-Hamas mund të zgjerohet

Një tank i ushtrisë izraelite afër kufirit me Libanin. 15 tetor 2023.

Grupi militant në Liban, Hezbollah, tha se luftëtarët e tij kanë gjuajtur raketa kundërtanke drejt forcave izraelite përgjatë kufirit mes dy shteteve.

Hezbollahu tha se luftëtarët e tij kanë arritur të godasin direkt forcat izraelite që ishin fshehur përgjatë kufirit.

Hezbollahu dhe forcat izraelite kanë këmbyer zjarr përgjatë kufirit në baza ditore që nga sulmi i 7 tetorit, i grupit militant Hamas, në jug të Izraelit.

Kjo ka rritur shqetësimet se konflikti Izrael-Hamas mund të zgjerohet.

Hezbollahu, si dhe Hamasi, mbështeten nga Irani.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ditë më parë deklaroi se bombardimet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës “mund të detyrojë të gjithë” të veprojnë.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar të gjithë aktorët në rajon që të mos mundohen të shfrytëzojnë situatën dhe të zgjerojnë konfliktin në Lindjen e Mesme.

Izraeli është zotuar se do të shtypë grupin militant Hamas dhe po vazhdon sulmet e saj tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës, shkruan REL.

Në këtë territor, që jetojnë 2.3 milionë palestinezë, si pasojë e dhunës deri më tani janë vrarë mbi 8.300 banorë. Në Izrael, militantët e Hamasit kanë vrarë mbi 1.400 persona.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika