Hezbollahu thotë se ka sulmuar një bazë ushtarake në veri të Izraelit

Një sulm me dron i kryer nga Hezbollah në veri të Izraelit ka plagosur dy ushtarë izraelitë, duke shtuar tensionet në rajon pas vrasjes së një komandanti të Hezbollahut dhe një lideri të Hamasit javën e kaluar

Raketat e lëshuara nga jugu i Libanit rrëzohen nga sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore, "Kupola e Hekurt". 4 gusht 2024.

Grupi militant libanez, Hezbollah, tha se ka kryer një sulm me dronë mëngjesin e së hënës në veri të Izraelit, ndërkaq ushtria izraelite tha se dy pjesëtarë të saj u plagosën gjatë këtij sulmi.

Ky sulm vjen në kohën kur është rritur frika për një konflikt rajonal, pasi javën e kaluar u vra një komandant i lartë i Hezbollahut në Liban, dhe në Iran u vra udhëheqësi politik i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Përmes një njoftimi, Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, tha se ka shënjestruar një bazë ushtarake në veri të Izraelit në përgjigje të “sulmeve dhe vrasjeve” të kryera nga Izraeli në disa fshatra në jug të Libanit.

Sulmi nuk duket se është pjesë e një kundërpërgjigje të ashpër që pritej lidhur me vrasjen e komandantit të Hezbollahut, Fouad Shukur në Bejrut javën e kaluar.

Ushtria izraelite tha se shërbimet e zjarrfikësve po punojnë që të shuajnë zjarrin që shpërtheu si pasojë e sulmit në Ajelet Hashahar.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Vrasja e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, javën e kaluar në Teheran të Iranit dhe vrasje e komandantit të Hezbollahtu, Fouad Shukur, në Bejrut kanë rritur tensionet në rajon, përderisa Izraeli po bëhet gati për një kundërpërgjigje nga Irani dhe milicitë aleate të tij. / Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika