Hezitimi i ndërkombëtarëve për të hetuar rastin “Banjska”

Ndërmjet një rezulute të votuar në Kuvendin e Kosovës por edhe në hapsira të ndryshme deklarimi, krerët e shtetit kanë kërkuar që për aktin terrorist në Banjskë të nis një hetim ndërkombëar. Njohës të cështjeve në vend pos që hedhin në pah hezitimin e ndërkombëtareve për të bërë këtë po thonë edhe se Kosova është relevante për ta bërë vet hetimin e rastit

Fakte për përfshirjen e shtetit serb në sulmin terrorirst në Banjskë të Zvecanit, Policia e Kosovës ka ekspozuar me bollëk.

Për hetimin e mëtutjeshëm të këtij rasti po merret Prokuroria Speciale e vendit.

Por, sipas një konsensusi të përbashkët mes pozitës e opozitës hetimi duhet të bëhet edhe ndërkombëtarisht.

Mirëpo, kjo gjë sipas njohësve të rrethanve politike e juridike do të mund të ndodhte nëse do të krijohej një tribunal special pikërisht për Banjskën.

Çka sipas profesorit të marrëdhenjeve ndëkombëtare, Dorajet Imeri nuk po i konvenon ndërkombërarëve sepse do të vonohej procesi i dialogut.

“Edhe në të armdhën nuk do të ketë dicka të tillë për shkakun se do të konsumoj shumë kohë dhe bashkësia ndërkombëtare mesa po e vërej është e interesuar të finalizoj marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të shmang cdo tension të mëtejmë”, ka thënë Dorajet Imeri, profesor universitar.

Se Kosova ka kapcitet të mjaftueshëm për të hetuar vet këtë rast thotë ish zëvendësministri punëve të brendshme, Valdet Hoxha. Sipas tij, ndërkombëtar duhet vetëm të bëjn presion më të madh që Serbia t’i dorëzoj terroristët.

“Republika e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për të kryer një hetim të plotë dhe të saktë dhe natyrisht për ta validu me sukses do të duhej mbështetja ndëkombëtare që unë po besoj që nuk duhet të mungoj. Kërkesa për një hetim ndërkombëtar ndoshta është në vazhdën e krijimit të një besimi edhe të shteteve skeptike për shkak të mosbashkëpunimit të Serbisë me Kosovës por kujtoj që ky bashkëpunim me një presion ndëkombëtar do duhej që të ndodhte”, ka thënë Valdet Hoxha, avokat.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar një rezulutë që ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Banjskë dhe një ndër pikat e kësaj rezulute ka qenë edhe fillimi i një hetimi ndëkombëtar.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika