Mjete piroteknike janë hedhur përpara barikadave në Rudarë.
Ekipi i RTV Dukagjinit i cili po raporton nga vendi i ngjarjes ka siguruar pamje në të cilat shihet tymi i shkaktuar pas hedhjes së mjeteve piroteknike.
Policia e Kosovës e ka arrestuar serbin Dejan Pantiq, i cili kishte qenë pjesëtar i policisë. Arrestimi i tij ka ndodhur të shtunën e 10 dhjetorit (sot) në Jarinjë, ndërsa strukturat paralele dhe kriminale të serbëve nga Veriu i Kosovës po grumbullohen dhe po vendosin barrikada në terren.