Hidhet granatë në shtëpinë e polices serbe në Zveçan

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e polices së Kosovës (pjesëtare e komunitetit serb) që ndodhet në Zveçan, por përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Bëhet e ditur se policja me inicialin M. nga radhët e komunitetit serb nuk ka qenë në shtëpi në kohën e shpërthimit, ndërsa dyshohet se akti është kryer me qëllim të frikësimit të të gjithë atyre që bashkëpunojnë me institucionet e Republikës së Kosovës.

Shefi i operativës për rajonin e veriut në kuadër të Policisë së Kosovës, Petrit Fejza, ka konfirmuar lajmin për KosovaPress, duke thënë se policia është duke zhvilluar hetimet dhe po bën përpjekje sa më parë që të identifikojë autorin apo autorët e këtij incidenti, ndërsa motivi ende nuk dihet.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika