Hidhet koktej molotovi në një shtëpi në veri të Mitrovicës

Një koktej molotovi është hedhur në derën e hyrjes së një shtëpie te “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, duke shkaktuar dëme. Ndërsa, Policia ka konfirmuar për Dukagjinin se kanë nisur hetimet për rastin

Foto ilustruese, s'ka të bëj me rastin.

Një shtëpi te Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës dyshohet se u sulmua me një koktej molotovi rreth orës 00:30 të natës, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani.

Sipas Elshanit, patrulla policore e cila ishte në patrullim ka vërejtur tym në drejtim të shtëpisë, dhe kur iu afrua, pa që dera e hyrjes po digjej.

Ai ka bërë të ditur për Dukagjinin se zjarri është shuar nga policia, por dera e hyrjes së shtëpisë ka pësuar dëme.

Ndërsa, për momentin nuk ka të dyshuar apo të arrestuar lidhur me rastin.

“Rreth orës 00:30 Patrulla Policore e cila ka qenë në patrullim ka vërejt tym tek një shtëpi te Kroi i Vitakut. Kur është afruar afër Policia ka vërejt derën e hyrjes e cila ishte duke u djegur. Zjarri është fikur nga patrulla, ndërsa dëme ka pësuar dera e hyrjes së kësaj shtëpie. Dyshojmë se kemi të bëjmë me zjarrvënie dhe që ky zjarr është shkaktuar nga koktej i molotovit”, ka deklaruar Elshani.

Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika