Hidhet poshtë ankesa e Thaçit në lidhje me vazhdimin e paraburgimit

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesën e Hashim Thaçit, në lidhje me masën e paraburgimit ndaj tij

Ish udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesën e Hashim Thaçit në lidhje me vazhdimin e paraburgimit ndaj tij.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara

“Më 22 gusht 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin më të fundit nga Hashim Thaçi kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, në të cilin urdhërohet vazhdimi i paraburgimit të tij”, thuhet në këtë njoftim, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, më 29 prill, Zyra e Prokurorit  të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Hashim Thaçi, ishte dorëzuar vullnetarisht tek autoritetet e Hagës, duke dhënë dorëheqja nga posti i presidentit.

Ai po akuzohet se ka kryer krime të ndryshme gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika